Sot, Soni Malaj ka ditëlindjen. Ajo, sipas biografisë në Wikipedia, mbush 35 vjeçe pasi ka lindur në vitin 1981 në Tropojë, edhe pse pamja e saj mbetet gjithmonë si e një çupëline.

Tashmë mama e një vajze, e dashuruar me partnerin e saj me të cilin drejton një biznes në Tiranë, në formë të përkryer, kjo ditëlindje e plotë, e ka gjetur në një periudhë shumë të mirë Soni Malajn, madje edhe për karrierën e saj, kur sapo ka prezantuar një këngë të re dhe vazhdon me koncertet live.

Ndodhej pikërisht në një lokal me muzikë live në çastin kur ora shënoi 00.00 duke hyrë zyrtarisht në ditëlindjen e saj dhe ishte stafi i diskotekës që e befasoi me një tortë surprizë në ato çaste.

Soni e ka postuar bashkë me falënderimet tortën, ndërsa urimet publike kanë vërshuar në llogarinë e saj, ku dallon dhe ai i mikeshës Elia Zaharia, që ndodhet në muajin e saj të mjaltit me Princ Lekën II.