Stilistja e njohur Enada At’Nikolla i ka shumë të hershme vitet në fushën e modës. Sot, ajo numëron plot 20 vjet si stiliste, edhe pse koha ka fluturuar shumë shpejt. Një atelie ku stilon veshje për shumë personazhe të njohur, një parfum me emrin e saj, një revistë mode, sfilata të panumërta brenda dhe jashtë vendit e shumë projekte që priten në të ardhmen janë tregues të mjaftueshëm të suksesit të Enadës, e cila me vitet, ka ndryshuar edhe veten.

Sot, ajo është nënë e dy fëmijëve, Kendra, 11 vjeÒ« dhe Haroldi, 6 vjeÒ«. Dikur, ndoshta nuk e kishte menduar statusin që ka sot, por qysh atëherë u tregua e zgjuar për zgjedhjet që ka bërë, ndaj edhe ndihet krenare.

E ftuar në programin “Rudina” këtë pasdite, Enada ka treguar më shumë për projektet e saj të reja, për punën e palodhur që bën si stiliste, për atë pak kohë që kalon me familjen (edhe pse përpiqet shumë që të qëndrojë sa më shumë me ta), si dhe për fillimet e veta.

Qysh nga koha e Miss-it kanë kaluar shumë vite. Enada ishte vetëm 17 vjeÒ« në këto foto të prezantuara sot. Por qysh atëherë stili i saj ishte i spikatur: “Dëshirën për të bërë gjëra ndryshe e kam pasur qysh në fillimet e mia, në adoleshencë. Qysh atëherë vishja gjëra të Ò«uditshme, pantallona të gjera, aksesorë. Kam pasur gjithmonë dëshirë për t’u bërë stiliste dhe jo modele, sepse modeles i përfundon afati. Nëse je stiliste, je gjithmonë modele” – rrëfen Eneda për veten duke shtuar se kjo zgjedhje ka qenë e zgjuar: “U tregova e zgjuar që në atë kohë.”

E pyetur nëse vajza Kendra duket e prirur për të vijuar rrugën e së ëmës, At’Nikolla thotë se është më e prirur të shkojë drejt biznesit, edhe pse ka dorë dhe sy krijues. Por e ëma nuk ka qenë asnjëherë e prirur për t’u imponuar. Kendra dhe Haroldi do të jenë gjithmonë të lirë për ta vendosur vetë të ardhmen.