Bexhet Pacolli, ish-president i Kosovës dhe një prej biznesmenëve shqiptarë më të pasur, ka qenë këtë mbrëmje i ftuar në Tv Klan në programin Xing me Ermalin. I gjendur përballë pyetjeve pikante nga Ermali, zoti Pacolli nuk iu shmang dot pyetjes për ish-bashkëshorten Anna Oxa.

“Nuk mund të rri pa ta bërë një pyetje: nuk e ka problem gruaja jote kur shikon foton e Anna Oxa-s?” e pyet Ermali, ndërsa zoti Pacolli ia kthen pa u menduar gjatë: “Jo, nuk e ka aspak problem, sepse ajo e konsideron si një gjë që ka ndodhur, nuk ka nevojë që të sajosh gjëra, Anna është diçka që ka ndodhur. Ne, madje shumë herë flasim, diskutojmë, debatojmë, madje edhe dëgjojmë këngët e Anna-s. S’ka asnjë problem”, – tha më tej Pacolli.

Kështu, Pacolli, nëpërmjet programit Xing me Ermalin tregoi edhe një herë se ai ka ruajtur gjithmonë respekt të madh për ish-bashkëshorten, madje edhe në intervista të tjera në media ai ka pranuar se, pavarësisht ndarjes me Anna-n, ai tashmë ka një familje të shëndoshë.

