Zef Deda, Muharrem Hoxha, Cekja dhe Xhevahir Zeneli, janë vetëm disa nga emrat e estradës shqiptare që do të rikthehen në ekran. 

Të njohur për skeçet e tyre të suksesshme, artistët kanë krijuar kulturën e humorit në Shqipëri, por pas vitesh shkëputjeje nga televizioni, ata do të rikthehen për festat e fundvitit. Lajmin e ka publikuar Ermal Mamaqi, i cili teksa ka shpërndarë një foto në Instagramin e tij, ka zbuluar se emrat e mësipërm, por edhe shumë të tjerë do të jenë pjesë e shfaqjes së fundvitit në TV Klan. Me siguri, ajo mbrëmje ka rezervuar edhe surpriza të tjera, që mbetet t’i zbulojmë në vazhdim.