Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, para katër vitesh u bë gjysh për herë të parë, pasi djali i tij 28-vjeçar Rei, që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane.

Ishte viti 2013, kur Sandri e mori lajmin me telefon, shkruan revista “Story”. Gjoka jeton larg familjes që prej vitit 1998, kur bashkëshortja e tij Merita, së bashku me djalin e vajzën vendosën të jetojnë në Itali. Sipas “Story”, këngëtari nuk iu bashkua familjes, pasi nuk e gjeti veten atje si artist.

Gjoka jeton i vetëm në Tiranë, ndërsa e shoqja erdhi ta takonte për festat e ndërrimit të viteve. Në fotot e tij në “Facebook” në një foto me të shoqen ai shkruante “Me jetën time” dhe mori shumë komplimente nga miqtë virtualë.