Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi njëherazi edhe bashkëshortja e presidentit të zgjedhur Ilir Metës është mjaft aktive në rrjetet sociale. Teksa dje tregoi nënën e saj, të cilës i kërkonte ndjesë publike pasi për shkak të angazhimeve të saj nuk kalonte shumë kohë me të, sot është radha e Erës vajzës së saj.

Për Erën, Kryemadhi nuk ka për t’i kërkuar ndonjë falje, por thjesht për të treguar se sot në një festë të vajzës së saj, Monika i ka kërkuar një foto asaj, por Era nuk ka pranuar.

Monika shkruan se e vogla e saj tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj. Por zëvendës kryetarja e LSI-së, nuk ka mbetur pa gjë. Ajo ka shkrepur një foto me komshiun e saj të ardhshëm, që mesa duket do të jetë Olti Curri.

“Miremengjes.Qoftë një ditë e dielltë dhe e mbushur me gëzim për të gjithë. Nisa të bëj një foto me Erën, vajzen time të vogël, që sot do e shoqëroj në festën qe organizon shkolla e saj. Për herë të parë ajo nuk donte të shfaqej me mua në Facebook, pa më dhënë shumë arsye. U desh një mëngjes i bukur si ky për të kuptuar që edhe më e vogla e familjes, e përkëdhelura e të gjithëve tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj. Kështu që, bëra një foto me komshiun e ardhshëm.@olticurri”,-ky është statusi i Monikës.