
Aktori i njohur i humorit, Erand Sojli, me sa duket, ka vendosur të lërë familjarisht Shqipërinë për t’u nisur drejt SHBA-ve. Shumë vite kontribut në skenën e humorit shqiptar, si në Portokalli, në Apartamentin 2XL, shfaqje të ndryshme televizive apo edhe në projekte personale, për një kohë do të mbeten mënjanë për t’u fokusuar drejt një rrugëtimi të ri.
Lajmi është zbuluar fillimisht nga një urim publik që miku i tij, këngëtari Dashnor Diko, i ka bërë përmes një postimi në Facebook: “Erand, miku im i shtrenjtë, të uroj udhëtim të mbarë drejt kontinentit të bekuar USA, zoti jua bëftë dritë familjarisht” – shkruan Diko në faqen e tij pasi ka postuar foton me Erandin.

Ndërsa Blitz.al ka zbuluar se aktori është ftuar familjarisht në një festival filmi. Kjo është arsyeja e largimit të tij, por nuk duket se do ta lërë përfundimisht Shqipërinë. Për momentin, mësohet të jetë një largim i përkohshëm.

