Olsi dhe Fjorentina kanë qenë një ndër çiftet që kanë spikatur gjatë këtij edicioni të ‘Big Brother 9’, i konceptuar si ‘love edition’. Fjori me skenat e saj të xhelozisë nga njëra anë, e ndërsa Olsi nga ana tjetër shumë indiferent.

Pas përfundimit të ‘Big Brother’ historia e tyre e dashurisë zgjati shumë pak dhe nëpërmjet një statusi në Instastory, të dy njoftuan se ishin ndarë, por duke lënë të nënkuptuar se kanë mbetur shok. Arsyen nuk na e treguan asnjëri prej banorëve, por mesa kemi kuptuar, ishte një vendim i marrë nga Olsi, i cili është respektuar më pas edhe nga Fjori. Themi këtë pasi, kjo e fundit, herë pas here nëpërmjet disa deklaratave apo postimeve në Instagram na ka lënë të kuptojmë që ndjen ende për ish-të dashurin e saj.

“Olsi do të jetë zog i lirë dhe unë e nxorra nga kafazi”, tregoi Fjori.

Ajo ka qenë e ftuar në “Pop Culture”, ku na ka treguar më tepër për zhvillimet që ka pasur në jetën e saj pas ‘Big Brother’. Ndonëse ka folur me superlativa për Olsin, të cilin e ka konsideruar si mashkulli ideal, me një tip shumë interesant, tipare shumë të bukura, tashmë ai i përket së shkuarës pasi ish-banorja na ka konfirmuar se në jetën e saj është dikush tjetër, për të cilin nuk ka treguar asgjë më shumë, përveç faktit se është më i vogël në moshë.

“Mashkulli ideal më erdhi po më iku shumë shpejt. Unë dhe Olsi jemi me karaktere te njëjta dhe bëjmë 'xing'.  Para disa kohësh më merrte malli për atë ndërsa tani jo. Aktualisht është dikush në jetën time, është më i vogël se unë. Më pëlqen mishi i freskët prandaj. Nuk dua të them më asgjë më shumë për momentin” u shpreh ajo.

Fjorentina Halili aktualisht punon si grimiere në Top Channel.