Grupi West Side Family me anëtarë Dr. Florin, Landin dhe Mirin, u themelua që prej vitit 1996 dhe funksionoi deri në 2008-ën. Të tre djemtë atëherë, mjaft të rinj në moshë, e filluan karrierën me zhanrin e hip-hop-it dhe rap-it duke krijuar hite të cilat edhe në ditët e sotme këndohen nga të rinjtë.

Vitet kaluan dhe grupi vendosi të shpërbëhej. Kjo funksionoi vetëm përsa i përkiste pjesës së muzikës, pasi të tre anëtarët ruajtën kontakte të mira me njëri-tjetrin. Sidomos pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, momentet që ata kalojnë bashkë me familjet e njëri-tjetrit janë më të shpeshta.

Pasionin për muzikën nuk kishte si mos ua trasmetonin dhe pasardhësve të tyre. Pak kohë më parë pamë vajzën e Dr. Florit, Kaltrinën, teksa u ngjit në skenën e “Një javë” në vend të të atit dhe këndoi bashë me Landin dhe Mirin një kolazh nga këngët e grupit.

Ndërsa tani, radhën e ka vajza e vogël e Mirit, e cila në videon që ka publikuar i ati në Instagram, këndon këngën “Baba në ktë skenë” të Aurela Gaçes dhe Dr. Florit. Artisja e vogël mundohet njëkohësisht të imitojë të dy zërat që dëgjohen në këngë: “Se është pak e vështirë të bësh të dy zërat në të njëjtën kohë apo jo?”- ka shkruar Miri pas videos së publikuar.
Për momentin, Landi është i vetmi nga pjesëtarët e grupit, i cili është pass në çështjen e pasardhësve.
