Kastro Zizo, sot është bërë nostalgjik. Pak më parë ka postuar në Facebook-un e tij disa foto nga vitet e largëta 2002-2003, kur së bashku me disa nga shokët e klasës kishin filluar aktivitetet kulturore dhe pjesëmarrjet në disa koncerte të organizuara nga shkolla. Nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, bashkë me Kastron, kanë qenë edhe artistë të tjerë të njohur si Genti Lako, gazetari Eni Shehu, Elinara Shehu etj.

 

Por mes fotove të postuara nga Kastro, ajo që bie më shumë në sy është një foto me juristen Ajola Xoxa, e cila në adoleshencën e saj njihej nga të gjithë si një prej moderatoreve të aktiviteteve të ndryshme artistike. “Në Prishtinë” – është shënimi i Kastros pas kësaj fotoje me Ajolën, sot bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Dhe më poshtë një foto tjetër me Arbanën, Eni Shehun, Genti Lakon. Si ju duken para 14-vjetësh?