Instat publikon shifrën e popullsisë së Shqipërisë, që tregon numrin e banorëve brenda territorit në datën 1 janar të këtij viti.
Kjo shifër është 2.88 milionë banorë. Popullsia e Shqipërisë është rritur për herë të parë që nga viti 2001. Rritja nga viti i fundit, i ka dhënë grafikut drejtim ngjitës, ndërsa mësojmë që gjithë këto vite, edhe pse e rrumbullakosim numrin e popullsisë me 3 milionë banorë, ai ka qenë më i ulët.
