Mesditën e kësaj të mërkure rreth orës 12:30 janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.

Nga të dhënat e para sizmiologjike, kemi të bëjme me lëkundje 4.4 ballë. Këto lëkundje janë ndjerë më së shumti në Elbasan dhe Tiranë. Emergjencat Civile njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel. 

Fatmirësisht nga lëkundjet e forta nuk ka ende raportime për të lënduar në njerëz. Po kështu, mësohet se gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur rreth 8 tërmete më të vegjël, nën 2.9 ballë.