Muaji janar është një sezon i ri për ekranin e Top Channel. Duke nisur nga kjo fundjavë, Arbana Osmani rikthehet me edicionin e tretë të “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë, pas mbylljes së suksesshme të “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën. Ndërkohë, shumë shpejt, nis edhe një program shumë i diskutuar. “E diell”, edhe pse ishte menduar të niste me fillimin e sezonit të vjeshtës, në fakt, zyrtarizohet këtë muaj.

Në faqen zyrtare në Instagram, Top Channel ka publikuar promon e programit, ku duket qartë Edi Manushi, moderatori që i është besuar ky program, por pas tij edhe Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla. Siç është mësuar edhe më herët, dy moderatoret e reja të Top Channel, do të shoqërojnë Manushin gjatë së dielës, si edhe do të mbulojnë rubrika të veçanta që do të shoqërojnë publikun për disa orë ditën e fundit të javës.

Po ashtu, në videon e prezantimit shihet edhe gazetari Ervin Kurti, i cili, pasi la Top Show dhe Top Magazine, iu bashkua stafit të “E diell”. Miku i ngushtë i personazheve të njohur dhe i showbiz-it, me siguri, do ta mbulojë mirë këtë pjesë edhe në “E diell”.  

Data, ende nuk është zyrtarizuar, por pritet që shumë shpejt, të dielat në Top Channel të jenë shumë argëtuese.