Një monolog kundër dhunës ndaj grave do të kërkojë vëmendjen e të gjithëve nga skena madhështore e Sanremos sonte. Rula Jebreal do të jetë në skenën “Ariston” si e ftuara speciale e Amadeus në mbrëmjen e parë të 70-vjetorit të Sanremos.
E para gjë që është menduar nga administratori i Rait, Fabrizio Salini, ka të bëjë me profilin gazetaresk. Kush më mirë se një gazetare mund ta bënte një monolog për dhunën ndaj grave, pa gënjyer? Ndërsa drejtoresha e Rai 1, Teresa De Santis, është siguruar që prania e gazetareve të jetë edhe në mbrëmjet e tjera, me dy gazetare të TG1, Emma D’Aquino dhe Laura Chimenti, për të sjellë çështje të tjera delikate nga fusha e gazetarisë.
Por para takimit vendimtar, ku u zyrtarizua edhe prania e gazetares së njohur, nuk munguan as polemikat kundër pranisë së Jebreal. Për drejtorin e Rai 1, akuzuat për të bojkotuar praninë e Jebreal në festival, ishin ta papranueshme. De Santis theksoi se pjesëmarrja e Jebreal duhet të kishte parashikuar një "kompensim", qoftë në nivelet e gazetarisë, ashtu edhe në nivelet e publikut.
Debati politik
Nis me faktin që, në shumë prej deklaratave të saj pa doreza, gazetarja palestineze t’i ketë fyer italianët duke i akuzuar si racistë. Për këtë, sapo është bërë publik emri i saj, publiku italian ka shpërthyer në sulme dhe akuza. Por Salini nuk e ka kthyer propozimin për praninë e Jebreal si mysafire speciale.
Edhe pse komentet në rrjet nuk kanë ndalur. Një pjesë e mirë e publikut mendon se ngjitja e Rula-s në skenë është një tregues i rëndësishëm për Rai-in, i cili “nuk ka ndryshuar fare”.
Duket se televizioni shtetëror është akoma me të vjetrën, thuhet në të tjera komente të bëra në publik.
Por në këtë rrjet debati nuk kanë munguar as komentet e politikës, siç është ai i deputetit të “Forza Italia”, Lucio Malan, i cili ka publikuar në Twitter një foto të Jebrael me producentin Harvey Weinstein, që daton në vitin 2010: “Për monologun kundër dhunës së grave, zgjedhja më e mirë është, natyrisht, Rula Jebreal, e cila ka dalë në këtë foto me Harvey Weinstein, disa herë i akuzuar për sulme dhe përdhunime”.
Lexo edhe: