Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të tretë. Anna ka sjellë në jetë fëmijën e tretë, gjinia e të cilit nuk bëhet ende e ditur.

Ish-tenistja 38-vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44-vjeçar kanë bashkë edhe dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas.

Lajmin për fëmijën e tretë e ka zbuluar vëllai i Enrique, Julio Iglesias Jr., i cili konfirmoi lajmin e bukur se Anna ka lindur për herë të tretë. Lajmin ai e ka zbuluar në një prononcim për radion AND. Ndërsa është pyetur për gjininë e fëmijës që ka ardhur në jetë, Iglesias Jr. ka thënë “është sekret”.

Tenistja ruse dhe këngëtari i pop-it kanë bashkë që nga viti 2001, kur u takuan në xhirimet e videoklipit të tij, “Escape”.