Sapo Olta Gixhari zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të fëmijës së parë, pa dyshim, në adresë të saj u nisën me qindra urime nga miqtë dhe fansat. Dhe kërkesa e të gjithëve është një foto me barkun e rrumbullakosur, që Olta ende nuk e ka postuar.

Megjithatë, në postimin e saj të fundit, pasi falënderon të gjithë për urimet, aktorja është dorëzuar dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të postojë një foto të barkaluqit, siç e quan ajo. 'Bebushi' e quan ajo foshnjën që pritet të lindë, por ama nuk zbulon nëse do të bëhet nëna e një djali. 

Për këtë, edhe në një postim në Story, Olta shkruan se ende nuk ka thënë nëse fëmija është djalë apo vajzë.

Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq, se vdiiiqaa, po ma kërkojnë të gjiiithë”,- shkruan Olta.

Natyrisht, edhe tani nuk e harron profilin e vajzës seksi dhe këtë e pranon edhe vetë: “Unë vazhdoj bëj seksin nëpër foto, nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal” – e mbyll aktorja postimin e saj.

Edhe ne e dimë që Olta, edhe gjatë pritjes së ëmbël, do të vijojë të jetë “sexy mama”.