Aktori i famshëm Gabriel Garko, ishte i ftuar special mbrëmjen e djeshme në “Grande Fratello Vip”, por askush nuk e kishte parashikuar që me një deklaratë aq emocionuese sa ajo, do të pranonte homoseksualitetin.
Përmes një letre të shkruar për Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018, aktori i famshëm italian ai zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre.
“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.
…. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur... të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda vetes. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot, më shumë se kurrë, nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.
Garko pranoi se është i lirë nga karakteri me të cilin ka qenë i mbërthyer ndër vite – atë që ai e emërtoi “sekreti Pulcinella”.
“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë here, sepse ishe ti atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, sic kemi qenë gjithmonë.”
Aktori seks simbol italian mundi të thoshte mes lotësh të vërtetën e të qenit, më në fund, vetja. Ai vendosi të mos e thotë ekzaktësisht fjalën "gay" apo "homoseksual", sepse më shumë rëndësi deshi t’i kushtojë heshtjes së tij.
“Mendoj se nuk është e lehtë pas kaq shumë vitesh të thuash të vërtetën. Duhet të ketë qenë e vështirë të kesh jetuar një përrallë që nuk mund të krahasohej me realitetin",- komentoi prezantuesi Signorì, i cili më pas u përpoq ta inkurajonte Garko-n për ta thënë hapur: “Cili është sekreti “Pulcinella” Gabriel?" “Ah, Signorì duhet të ta shpjegoj pikërisht ty?! Nuk më duket vendi i duhur”,- u përgjigj Garko me një buzëqeshje.
View this post on InstagramGabriel Garko in lacrime legge una stupenda lettera in cui fa coming out â¤ï¸ #gabrielgarko #gfvip