Ju mendoni se pasi ajo veshi pallton famëkeqe me mbishkrimin "Mua nuk ma ndjen fare, po ju", Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se po i mëshon gjithnjë e më shumë stilit të mesazheve të forta të përcjella përmes modës dhe zgjedhjes së veshjeve me të cilat ajo shfaqet në daljet e saj publike. E nëse mendoni, se ajo stopoi në këtë drejtim, e keni gabim!

Melania Trump ka ndërmarrë këto ditë një udhëtim e vetme në Afrikë, për të prekur nga afër varfërinë dhe territorin e vështirë atje. Ajo shfaqet në krahë të këtij komuniteti duke përqafuar fëmijë në një vizitë të fundit të saj në parkun kombëtar të Nairobit në Kenia dhe për t'i vënë vulën veshjes së saj, ajo kishte menduar edhe për një aksesor shtesë, më saktë një kapelë.

Realisht, ajo nuk është e tillë, sa duket të jetë një helmetë e bardhë, që i përket epokës koloniale, e që reflekton hapur periudhën kur afrikanët shfrytëzoheshin pa mëshirë nga perëndimorët.

Sipas The Guardian, helmetat e kokës janë një simbol i "shtypjes" dhe ushtarët e specialistët e kafshëve të egra e zëvendësuan helmetën me kapele të tjera që përdoren në ngjarje ceremoniale, ndërsa mbetet një zgjedhje e kufizuar për përdorim të shpeshtë.

"Ti e di atë, ne sapo përfunduam një udhëtim të mahnitshëm," u shpreh Trump,  për një media të huaj. "Ne shkuam në Gana, në Malavi, Kenia, këtu jemi në Egjipt, dua të flas për udhëtimin tim dhe jo për atë që vura. Është shumë e rëndësishme ajo që bëjmë, çfarë po bëj me ndihmën amerikane, dhe atë që bëj me nismat e mia, dhe dëshiroj që njerëzit të përqëndrohen në atë që bëj, jo atë që vura ", tha Zonja e Parë e SHBA-ve si për të përligjur zgjedhjen e saj.

Por, në fakt ajo bëri të kundërtën! Shkaktoi sërish bujë kudo në media vetëm me një kapele që vendosi!