
Ky qenka muaji i bebeve të personazheve të njohur shqiptarë. Pas Hanës së Mozzik dhe Loredanës, një tjetër figurë e njohur e ekranit është bërë baba për herë të parë. Moderatori nga Kosova, Labinot Gashi ka treguar sot përmes një postimi mjaft të ndjerë në Instagram se ka ardhur në jetë vajza e tij. I emocionuar sa më s’ka Labi është pafund i lumtur me statusin e ri të babait.
“Çfarë emicionesh e gëzime të papërshkrume kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional... Për pak kohë të mbajta në krahë dhe mora dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi po pres me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zot”,-shkruan Labi në Instagram.

Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes së Qëndresës dhe Labit!
