Kur bëhet fjalë për festa, askush më mirë se familja Kardashian nuk mund t`i realizojë. Si mund t`i harrojmë pamjet e festës së fundvitit që organizuan në shtëpinë e Kim-it? Më pas erdhi festa e vogëlushes Chicago që kishte temën e “Lizës në botën e çudirave”. Një kopsht gjigant, personazhe të animuar, ëmbëlsira pafund dhe shumë fëmijë dhe të rritur që argëtoheshin në botën e çudirave.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian Snapchat ð?? (@kimkardashiansnap) on

Të njëjtën gjë prisnim që edhe Kylie të realizonte për 1-vjetorin e të bijës. Gjërat nuk shkuan siç i kishte parashikuar dhe Kylie-t iu desh të organizonte një festë në kohë rekord. Ajo kishte planifikuar një festë në natyrë dhe për shkak të kushteve të motit iu desh ta anulonte. Gjithsesi Kylie ia doli të organizonte një festë intime me të afërmit dhe të vegjlit e familjes. Ajo ndau me ndjekësit foto të tortës dhe të ambjentit të dekoruar me tullumbace shumëngjyrëshe dhe me shirita si ylberë. Aspak keq si një festë e organizuar në moment të fundit.