Më në fund, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar! Pas disa kohësh së bashku, çifti i njohur ka vendosur t`i zyrtarizojë gjërat, pa u ngutur. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht Alex, i cili ka postuar foton e unazës në Instagram. “Ajo më tha ‘Po’”, -ka shkruar bejsbollisti në foton, ku shfaqen duart e të dyve. Nuk kishte se si të mos na mbeteshin sytë tek unaza gjigante, e cila kishte një gur të madh në formë katrori. Kjo unazë mendohet të ketë kushtuar rreth 1 milionë dollarë. Sigurisht që Alex nuk mund të zgjidhte diçka më të lirë për J.Lo-në.
View this post on Instagram
Po ashtu, Rodriguez ka ndarë edhe disa pamje nga dhoma e hotelit në Bahamas, ku çifti ndodhet aktualisht dhe ku Jennifer mori propozimin. Alex e kishte mbushur krevatin me petale trëndafilash, me të cilët kishte shkruar “Të dua”.
Epo, shumë urime për çiftin!