Dy orë pasi mbrëmja e ndarjes së çmimeve Billboard përfundoi, Joe Jonas dhe Sophie Turner shkuan në një kishëz në Las Vegas për t`u martuar. E papritur apo jo? Epo, çifti i famshëm e ka ndarë mendjen dhe meqë ishin në Las Vegas pse të mos e kurorëzonin dashurinë e tyre? Las Vegas njihet për “çmenduri” dhe sidomos për martesa të paplanifikuara.
Ishte DJ i njohur Diplo, ai që filloi të postonte foto dhe video nga dasma dhe të gjithë u habitën. Aktorja 23-vjeçare kishte veshur një jumpsuit të bardhë dhe një vello, ndërsa Joe një kostum ngjyrë gri. Një imitues i Elvis Presley-t kurorëzoi çiftin, ndërsa dyshja e muzikës country, Dan + Shay performonin këngën e tyre hit, "Speechless". Pas betimeve, Sophie dhe Joe shkëmbyen unazat që ishin prej karameleje dhe jo unaza të vërteta martese. Dasma ishte tipike si dasmat që ndodhin në Las Vega-s, prandaj shpresojmë që të mos jetë nga ato gjëra që “çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”!
View this post on Instagram
Me shumë mundësi, ata do të mbajnë edhe një dasmë tjetër, pasi jo të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre ishin të pranishëm në ceremoninë e djeshme.