Në fillim të muajit maj, çifti i famshëm Joe Jonas dhe Sophie Turner i dhanë fund beqarisë në një ceremoni në Las Vegas. Ceremonia u krye papritur me miqtë dhe njerëzit e afërt që u ndodhën aty për momentin, por ceremonia e vërtetë u mbajt dje në Francë. Fotot e para kanë filluar të qarkullojnë me shpejtësi në media. Ceremonia u mbajt në Avingon, Provence të Francës dhe ajo që ra menjëherë në sy ishin kombinimet e çifteve me të njëjtat ngjyra.

Para ceremonisë Sophie dhe Joe u shfaqën të veshur me të kuqe.

Danielle dhe Kevin Jonas.

Ashley Graham dhe partneri i saj.

Dhëndri dhe shoqëruesit e tij, një prej të cilëve ishte edhe qenushi i Joe.

Priyanka dhe Nick.

Dhe në fund, një foto e çiftit.

Mezi po presim për një foto ku të duket qartë fustani që Sophie ka zgjedhur për ditën e saj të madhe.