Gigi dhe Bella Hadid kanë mbetur të traumatizuara nga një incident me të cilin janë përballur në Mykonos. Modelet kanë qenë duke pushuar në ishullin grek dhe apartamenti që kishin marrë me qira është grabitur teksa ato ndodheshin jashtë. Grabitësit kanë marrë bizhuteritë, veshjet, çantat e syzet e modeleve.

I ati i tyre, Mohamed Hadid është shprehur se vajzat e tij ishin të traumatizuara kur panë që sendet e tyre personale ishin vjedhur të gjitha. Po ashtu, pasi ndjenë se policia nuk po bënte atë që duhej, vajzat morën avionin dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Modelet kanë ndarë vazhdimisht foto dhe video nga pushimet e tyre në Mikonos, por jo çdo gjë ka shkuar siç mund ta kishim imagjinuar. Madje, vetë Gigi ka reaguar në blogun e saj, Gi'sposables, duke u shprehur se jo çdo gjë është ashtu siç duket dhe se nuk ka për t'u kthyer më kurrë në Mykonos.

"Mos e lejoni Instagramin t'ju bëjë për budallenj. Na grabitën. Nuk do të kthehem më kurrë atje lol. Nuk jua rekomandoj. Shpenzojini paratë në një vend tjetër", -ka shkruar Hadid.