Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, u martuan vitin e kaluar në një ceremoni intime në Nju Jork, por shumë shpejt ata do të organizojnë edhe një dasmë madhështore, ashtu siç e kanë ëndërruar gjithmonë. Pasi është shtyrë shumë herë për shkak të gjendjes jo të mirë psikologjike të Justin, më në fund, ceremonia do të mbahet javës tjetër. Dasma e dytë do të bëhet në një kishë në Karolinën e Jugut dhe të pranishëm do të jenë familjarët, kolegët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit.

Ashtu siç e do tradita, Hailey ka organizuar festën e beqarisë bashkë me mikeshat e saj. Disa foto dhe video kanë filluar të qarkullojnë menjëherë në rrjet dhe Hailey dukej më e lumtur se kurrë. Sipas Daily Mail, festa e beqarisë u mbajt në West Hollywood dhe mes mikeshave të Hailey-t ishte edhe Kendall Jenner.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@newsbaldwin) on

Hailey veshi një fustan të bardhë të shkurtër dhe një vello. Ajo rrezatonte lumturi dhe nuk mundi t’i fshihte emocionet.

Tani mezi po presim ta shohim me fustanin e nusërisë.