Nëse jeni lodhur nga dasma e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, nuk jeni të vetmit. Prej vitit të kaluar kur ata u martuan privatisht, vazhdimisht është përfolur për dasmën e famshme, data e së cilës është shtyrë shumë shpesh. Por lajmi i mirë është se dasma e shumëpërfolur do të mbahet javën tjetër dhe çifti është duke u marrë me përgatitjet e fundit.
Me sa duket, Justin nuk e ka ndarë akoma mendjen se çfarë do veshë dhe kërkon ndihmën e ndjekësve. Por ka një problem, propozimet e Justin nuk janë aspak të zakonshme. Sigurisht që duke marrë parasysh stilin e tij të veçantë nuk mund të mendonim se ai do të zgjidhte një kostum tradicional, por as këto nuk na i kishte marrë mendja.
Ai ka postuar disa kostume aspak të zakonshme, madje do të thoshim qesharake. Një kostum me ngjyrat e ylberit, një me printe bananesh, një bardh e zi me mëngë të shkurtra, një në ngjyrë rozë të lehtë dhe një të bardhë me pika boje të kuqe.
Nuk e dimë për ju, por ne e kemi vështirë të zgjedhim. Duke njohur tipin e tij, jemi të sigurt që zgjedhja nuk do të jetë aspak e zakontë. Por nëse ai e ka ndarë mendjen që zgjedhja do të jetë një nga këto kostume, atëherë jepini një ndihmë duke i sugjeruar njërin. Jepni votën tuaj në sondazhin më poshtë për të kuptuar cili është i preferuari i shumicës.