Photo courtesy Norik Uka

Ditën e djeshme vëllai i Gjikos, Arbër Gjikolli ka kurorëzuar me martesë dashurinë me partneren e tij, Blerinën. Duke qenë se Arbri është producent dhe kompozitor shumë i njohur në Kosovë, në dasmën e tij kishte pafund të ftuar VIP-a. Përveç Gjikos dhe Elitës në dasmë ishin edhe Ermal Fejzullahu, Dhurata Dora, Ylli Limani, Butrint Imeri, Enca, Ledri Vula etj. Por le të qëndrojmë pak te Ledri.

Photo courtesy Norik Uka

Ai nuk ishte vetëm në dasmë, pasi kishte shkuar i shoqëruar nga e dashura e tij, Sara Hoxha. Prej kohësh po përflitet se Ledri dhe vajza në fjalë janë të lidhur, por edhe pse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, provat janë të pakundërshtueshme. Përveç sharmit të nuses dhe detajeve të tjera nga dasma, sytë na mbetën te Ledri dhe Sara. Madje, një video që po qarkullon në internet, e shpërndarë nga një faqe e fansave të Ledrit, @ledrivula_fanpage, tregon se ata e kanë shijuar pafund dasmën.

Photo courtesy Norik Uka

Sara dhe Ledri shfaqen duke vallëzuar të përqafuar pa ju interesuar aspak se kush mund të jetë duke i filmuar. Na duhet ta pranojmë që janë një çift shumë i bukur dhe kjo është videoja që të gjithë kishim pritur – të dy të lumtur, pa u munduar të fshihen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ledrivula_fanpage (@ledrivula_fanpage) on