Instagram @beyonce

Në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t ishin të pranishëm emrat më të famshëm të botës së televizionit në Amerikë. Mes tyre edhe Beyonce, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jay Z. Diva e muzikës nuk gabon kurrë me veshjen, por kësaj radhe na mahniti dyfish. Ajo u shfaq me një fustan sexy velvet të zi me detaje teminash, të stilistëve shqiptarë Kujta dhe Meri.

Instagram @kujtameri

Fustani ia theksonte edhe më shumë linjat Beyonce-s, pasi ishte i ngushtë pas trupit dhe i çarë  deri te kofsha. Pjesa e bustit ishte e mbushur me temina të argjendta që krijonin forma lulesh. Fustani i këngëtares ishte i kompletuar me dorashka të gjata velvet, të zeza dhe ajo e kishte kombinuar me një çantë ngjyrë argjendi e bizhuteri me gurë. Një pamje festive, perfekte për këtë periudhë.

Instagram @beyonce
Instagram @beyonce

Stilistët shqiptarë publikuan një video gjatë punimit të fustanit duke treguar pak nga “prapaskenat” e punës së tyre.

“Ishte ora 4:00 e mëngjesit dhe Kujta&Meri po punonin me emocion për fustanin e mrekullueshëm të Beyonce-s. Ajo kishte shumë besim te ne dhe na la të lirë të krijonim më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe të krijoje diçka për një Diva”, -kanë shkruar ata përkrah videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Doni akoma foto?

Instagram @beyonce
Instagram @beyonce
Instagram @beyonce