Instagram @valdrinsahitiofficial (16 dhjetor 2017)

Festa e 50-vjetorit të Diddy-t ishte eventi më i rëndësishëm i javës që lamë pas, duke qenë se mblodhi emrat më të famshëm të showbiz-it në Amerikë. Ajo që u komentua shumë për veshjen ishte Beyonce, e cila kishte zgjedhur stilistët shqiptarë, Kujta & Meri, për veshjen e saj.

Pa vëmendje nuk kaloi as ish-pjesëtarja tjetër e Destiny’s Child, mikesha e ngushtë e Beyonce-s, Kelly Rowland. Edhe Rowland kishte zgjedhur një fustan të një stilisti shqiptar. Fustani velvet i zi, që i nxirrte në pah format sexy, është një krijim i Valdrin Sahitit, i dy viteve më parë.

Instagram @kellyrowland (2 ditë më parë)

Këtë fustan ia kemi parë më parë të veshur Nora Istrefit dhe dy vite më vonë, ishte zgjedhja e këngëtares me famë botërore, për një event shumë të rëndësishëm. Për Kelly-n, fustani ishte modifikuar paksa te pjesa e bustit dhe dorashkat ishin më të gjata dhe të fryra te pjesa e supeve. Megjithatë, si dy vite më parë, si tani, fustani mbetet i mrekullueshëm.

Instagram @valdrinsahitiofficial (16 dhjetor 2017)

Kjo nuk është hera e parë që artistet e famshme zgjedhin krijimet e Valdrin Sahitit. Ai ka veshur emra të njohur botëror dhe mjafton të kujtojmë që pak kohë më parë, Cardi B zgjodhi të shfaqej me një fustan të tij, për një reklamë të një kazinoje në Las Vegas.

Fustanet e Valdrinit, në Tiranë, mund t’i gjeni vetëm në Class By Alketa Vejsiu.