Aktori i famshëm dhe një ndër meshkujt më sexy në Hollywood, Channing Tatum i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren Jessie J. Lajmi është konfirmuar nga People dhe Us Weekly, të cilat kanë siguruar që ndarja ka qenë miqësore dhe mes tyre s’ka asnjë hatërmbetje.

Arsyeja pse ata vendosën të ndaheshin ishte distanca dhe fakti që kishin prioritete të ndryshme në jetë.

Channing Tatum dhe Jessie J

“Ata kishin një marrëdhënie të bukur, por thjesht nuk funksionoi. Channing duhet të qëndrojë në Los Angeles, për të qenë pranë vajzës së tij Everly, ndër Jessie preferon Anglinë. Megjithatë, ata vazhdojnë të jenë miq”, -është shprehur një burim për People.

Channing, Jenna dhe vajza e tyre Everly

Jessie J dhe Tatum filluan të dilnin bashkë në tetor të vitit 2018, pak muaj pasi aktori u nda nga partnerja e tij prej vitesh, Jenna Dewan. Ndërkohë që Channing është zyrtarisht beqar, Jenna është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin prej disa muajsh, Steve Kazee.

Jenna Dewan dhe Steve Kazee