Muajin e kaluar, e pranishme në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t, Beyonce i çuditi të gjithë kur u shfaq e veshur me një fustan të stilistëve shqiptarë Kujta & Meri.

Beyonce e veshur nga Kujta & Meri

Me sa duket, ylli i famshëm nuk ka në plan të heqë dorë nga stilistët shqiptarë. Pak minuta më parë, ajo ka postuar disa foto me një fustan të kuq, shumë seksi, me bisht dhe i çarë në njërën këmbë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Diva e muzikës nuk i etiketon kurrë stilistët që e veshin, megjithatë faqja zyrtare e Valdrin Sahitit në Instagram, ka zbuluar se fustani është dizenjuar nga stilisti shqiptar. Sot pritet të mbahet nata e ndarjes së çmimeve Grammy dhe, me siguri, ky ka qenë fustani që Bey ka zgjedhur për festën që paraprin natën gala.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on

Muajin e kaluar, në ditëlindjen e Diddy-t, e pranishme ishte edhe mikesha e Beyonce-s dhe njëkohësisht ish-pjesëtare e grupit Destiny-s Child, Kelly Rowland, e cila u shfaq e veshur me një fustan të zi të Valdrin Sahitit. 

Kelly Rowland e veshur nga Valdrin Sahiti

Beyonce dhe Kelly janë vetëm dy prej emrave të famshëm që kanë veshur fustanet e Valdrin Sahitit, pasi shumë të tjera kanë zgjedhur stilimet e tij (Cardi B, Iskra Lawrence, pjesëtaret e Little Mix etj).

Mos harroni që fustanet e dizenjuar nga Valdrin Sahiti i gjeni në showroom-in Class by Alketa Vejsiu.

Lexoni edhe:

Këngëtarja e famshme veshi fustanin e Valdrin Sahitit, që fillimisht ia kemi parë Nora Istrefit