Katy Perry zbuloi se po pret fëmijën e parë me të fejuarin, Orlando Bloom, duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në videoklipin e “Never Worn White”. Pasi videoja u publikua, ajo ndau një story në Instagram, ku shpjegonte se si e fshehu shtatzaninë javët e fundit kur barku u bë më i dukshëm.
Ndërkohë, në Twitter ajo shkroi: “O zot jam kaq e lumtur që nuk më duhet ta fsheh më barkun duke mbajtur një çantë të madhe përpara”. Këngëtarja po tregonte se çfarë ka bërë gjatë fotove të shkrepura nga paparacët javët e fundit. Në fotot e bëra këtë të martë, ajo mbante një çantë të madhe.
omg so glad I don’t have to suck it in anymore ð???
— KATY PERRY (@katyperry) March 5, 2020
or carry around a big purse lol
— KATY PERRY (@katyperry) March 5, 2020
Ajo u ka treguar fansave nëpërmjet Instagramit se bashkë me Bloom po mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Bloom ka një djalë 9 vjeç, Flynn, me ish- partneren, Miranda Kerr.
“Jam e emocionuar, ne jemi të emocionuar dhe të lumtur. Është ndoshta sekreti më i gjatë që më është dashur të mbaj. Mendova se do t’jua tregoja të gjithëve nëpërmjet një pjesë muzikore,”- është shprehur Perry.
.@KatyPerry confirms she is expecting her first child with fiancé Orlando Bloom after revealing baby bump at the end of her #NeverWornWhite music video. ð??¶ pic.twitter.com/K6xSivnGcB
— Pop Crave (@PopCrave) March 5, 2020
Ajo theksoi faktin se i duhej ta shpallte sa më shpejt të mundej këtë lajm, sepse po behej e pamundur për ta fshehur më shumë.
“Duhet ta tregoj në një mënyrë apo në një tjetër. Po bëhet shumë i dukshëm,”- pranoi ajo.
Katy ka folur dhe për planet për dasmë në disa intervista javën e kaluar, duke thënë se martesa është më e rëndësishme se ceremonia për ta.