Mëngjesin e sotëm, blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez kanë thënë se do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me koronavirus. Përveç kësaj, ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për të mbledhur sa më shumë donacione për këtë kauzë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni â?¨ (@chiaraferragni) on

Dhe çudia ndodhi! Në vetëm 5 orë, në këtë llogari janë grumbulluar më shumë se 1 milion euro. Chiara e ka ndarë lajmin në Instagram duke i falënderuar të gjithë për kontributin.

“Mbi 1 milion euro dhe më shumë se 57.000 donacione për 5 orë. Kjo është fuqia e rrjeteve sociale kur përdoren në mënyrën e duhur. Jam shumë krenare për ju! Le të vazhdojmë me donacionet dhe të bëjmë ndryshimin”, -ka shkruar blogerja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni â?¨ (@chiaraferragni) on

Chiara ka 18.6 milionë ndjekës në llogarinë e saj dhe është një prej influencueseve më të mëdha në Itali, por edhe më gjerë, kështu që nuk është aspak çudi diçka e tillë.