Jo të gjithë i ruajnë miqësitë e fëmijërisë. Njerëzit rriten, rrugët ndahen. Duket se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Selena Gomez-in dhe Demi Lovato-n. Këngëtaret kanë qenë mikesha të ngushta për shumë vite me radhë, por sipas një deklarate të fundit të Demi-t, miqësia mes tyre ka marrë fund.
Në një intervistë për Harper's Bazaar, Demi foli për miqësinë me Selena-n dhe për dedikimin që ajo bëri në profilin e saj në Instagram, pasi Demi fitoi një Grammy.
Nëse nuk ju kujtohet, Selena shkroi:
“Do të doja shumë të kisha fjalë për ta përshkruar sa i bukur, frymëzues dhe i merituar ishte ky moment. Demi, jam shumë e lumtur për ty. Faleminderit për kurajën dhe trimërinë tënde.”
Demi nuk iu përgjigj këtij dedikimi dhe më në fund, e shpjegoi pse.
“Kur rritesh me dikë, do ta duash gjithmonë. Por unë nuk jam më mike me të. Kështu që u ndjeva…” Demi nuk e përfundoi fjalinë, por u kuptua që postimi e bëri të ndihej në siklet. Megjithatë ajo shtoi: “Unë do ta dua gjithmonë atë dhe i uroj më të mirat.”
Në vitin 2018, Selena foli për herë të fundit për shoqërinë e tyre, duke thënë se kishte folur personalisht me Demi-n, pas problemeve të saj me substancat narkotike dhe se e donte shumë. Pra, të dyja thonë që e duan shumë njëra-tjetrën, por nga fjalët e Demi-t duket se miqësia mes tyre ka marrë fund vërtet ð??©.
Çfarë fshihet pas kësaj, nuk dihet ende! Ajo që dihet është se fansat e tyre janë zemërthyer ð???.