Aktorja e famshme meksikane, që është bërë e njohur fillimisht për rolin e Robertës në serialin për adoleshentë “Reblede”, ka njoftuar se është në pritje të një fëmije.
Aktorja e dha lajmin e ëmbël në Instagram, ku përkrah një fotoje me bashkëshortin dhe me një test shtatzënie në dorë, shkroi:
“Epo, në mes të kaq shumë kaosi dhe pasigurie në botë, Paco dhe unë duam të ndajmë me ju një lajm të mbushur me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia e jetës e gjen gjithmonë mënyrën për t’u manifestuar. Po! Tani po, jam shtatzënë. Do të bëhemi prindër dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që po fillojmë një fazë të re në jetën tonë dhe po e presim me shumë dashuri bebin tonë. Pavarësisht se rrethanat janë të komplikuara për të gjithë, për shkak të kësaj pandemie, besojmë se koha që zgjedh Zoti është perfekte”, -shkroi aktorja.
View this post on Instagram
Dulce Maria dhe Paco Alvarez u njohën katër vite më parë gjatë regjistrimeve të videos së këngëtares “No sé llorar”, ndërsa marrëdhënien e bënë publike në 2017-ën. Dy vite më vonë ata u kurorëzuan me martesë, në një ceremoni intime.