Kanye mbajti një fjalim emocional në tubimin e tij të parë të fushatës presidenciale gjatë fundjavës, ku mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë për sa i përket shtatzënisë së parë të Kim-it. Kanye tha për herë të parë publikisht se ai dhe Kim kishin menduar që kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, vajzën North, të kryenin abort.

Mes lotësh Kanye rrëfeu këtë histori personale, duke e lidhur edhe me një vendim të ngjashëm të prindërve të tij para se ai të lindte.

"Nëna ime më shpëtoi jetën. Babai im dëshironte që ajo të më abortonte ... Nëna ime shpëtoi jetën time! Nuk do të kishte asnjë Kanye West, sepse babai im ishte shumë i zënë”, - u shpreh reperi.

“Mbaj mend që e dashura ime më thirri duke bërtitur dhe qarë, dhe unë thjesht po mendoja, sepse në atë kohë isha reper, kisha disa të dashura... dhe ajo tha: ‘Unë jam shtatzënë’. Dhe unë i thashë: ‘Po!’ Dhe pastaj thashë: 'Uh oh'.

Ajo po qante ... dhe për një muaj, dy muaj, tre muaj, ne biseduam për të mos e sjellë në jetë këtë fëmijë. Ajo kishte pilulat në dorë. Ndërsa unë isha në apartament, kisha laptopin para dhe të gjitha idetë e mia krijuese, kisha këpucët, coverin e këngës sime të radhës ... dhe papritur ekrani u bë bardh e zi. Dhe Zoti tha: ‘Nëse ti synon të shkatërrosh vizionin tim, unë do të shkatërroj tëndin’.

Thirra gruan time dhe ajo më tha: ‘Ne do ta mbajmë këtë fëmijë’, dhe unë i thashë: ‘Ne do ta mbajmë këtë fëmijë’,” –tregoi Kanye.

Më vonë në fjalën e tij reperi u tha të pranishmëve, "Edhe nëse gruaja ime dëshiron të divorcohet nga unë pas kësaj fjalimi, ajo solli North-in në botë kur unë nuk doja. Ajo u ngrit në këmbë dhe ajo e mbrojti fëmijën e saj."

Në tubim Kanye u tha të pranishmëve se nënat duhet të paguhen 1 milion dollarë, si një përpjekje për të parandaluar abortet. Megjithatë ai theksoi se është pro zgjedhjes së lirë dhe kjo bie ndesh me komentet e tij në një artikull të Forbes në fillim të këtij muaji, ku ai deklaroi: "Unë jam pro- jetës, sepse po ndjek fjalën e Biblës”.

Kandidimi i Kanye-s për president ka shkaktuar reagime të përziera. Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian thuhet se e mbështet atë, por mendon se gjithë kjo vëmendje është stresuese.