Çifti i famshëm i showbiz-it botëror gjeti një mënyrë shumë origjinale dhe të veçantë për të bërë publik lajmin e bukur se një tjetër bebe do i bashkohet familjes së tyre së shpejti! Kështu, teksa të gjithë po prisnin këngën e re dhe videon shoqëruese të këtij hiti, ku shfaqet e gjithë familja e këngëtarit John Legend, në fund të saj shfaqet artisti teksa mban duart rreth barkut të së shoqes, supermodeles Chrissy Teigen. Kanë admiruesit e muzikës së Legend, ata që gjatë videos më të re të këngës "Wild" konstatuan edhe shtatzëninë e tretë të Teigen.

Pjesë e videoklipit të hitit më të ri "Wild" janë edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit të famshëm, Luna 4-vjeçe dhe djali Miles vetëm 2-vjeç!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Shtatzëninë e konfirmoi edhe vetë Chrissy Teigen përmes një postimi të fundit në Instastory-n e saj ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe me dixhiturën e fotos: "Shikoni fëmijën e tretë"!

Kujtojmë këtu që Teigen dhe Legend janë martuar shtatë vite më parë dhe pas dy fëmijëve Luna dhe Miles, pas pak muajsh ata do të bekohen me bebin Nr.3!