Pak minuta më parë, Xhensila Myrtezaj ka publikuar disa foto të fëmijërisë së saj që i përkasin periudhës kur ka qenë pjesëmarrëse te "Gjeniu i vogël". Vetëm 11 vjeçe, Xhensila shfaqet në fotot e vjetra me të njëjtën buzëqeshje që e karakterizon edhe sot.
“Gjeniu i vogël, aty prej ku nisi gjithçka”, -shkruan këngëtarja në një prej fotove, ku shfaqet përkrah Alketa Vejsiut.
Ndërsa në një foto tjetër, ajo thekson ngjashmërinë e madhe që ka me të bijën.
“Dhe Ajka është mini-me. Kishte gjë për të shtuar Bes Kallaku?”
Nuk besojmë se Besi ka diçka për të shtuar, pasi çdo gjë është e qartë.
Ja prova!