Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë!

Reperja 37-vjeçare solli në jetë një fëmijë më 30 shtator në Los Angeles. Lajmin e kanë konfirmuar People dhe Billboard. Ky është fëmija i saj i parë me partnerin Kenneth Petty, 42 vjeç.

Prindërit e rinj ende nuk kanë zbuluar detaje rreth bebit, si gjinia apo emri, por me siguri shumë shpejt do të na prezantojnë me pjesëtarin e ri të familjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Minaj njoftoi se ishte në pritje të ëmbël në fund të korrikut duke postuar një set fotografik në Instagram.

“Dashuri. Martesë. Bebe. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja”, -shkroi reperja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Lajmi që Minaj ishte shtatzënë erdhi vetëm disa muaj pasi ajo kishte njoftuar se do të dorëhiqej nga muzika.

"Unë kam vendosur dorëhiqem nga muzika dhe të kem familjen time. E di që jeni të lumtur tani! Për fansat e mi, vazhdoni të këndoni këngët e mia, bëjeni deri në vdekjen time... Ju dua përjetë!" -shkroi ajo në Twitter në shtator.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty

Disa javë më vonë, në një intervistë me Billboard, reperja sqaroi se nuk ka hequr dorë plotësisht, pasi e ka të pamundur, thjesht momentalisht dëshiron t'i përkushtohet familjes.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty

Lexoni gjithashtu:

Më në fund, këngëtarja e famshme konfirmon shtatzëninë e parë