Jennifer Lopez të shtunën postoi një kolazh fotosh me përshkrimin “duke punuar në fundjavë” - por unaza e saj e fejesës me diamantë prej 1.8 milion dollarë, nga i fejuari Alex Rodriguez mungonte dukshëm.

Fotografitë treguan se ylli pozonte dhe bënte selfie në një shkallë, me sa duket nga seti i filmit të saj të ri "Shotgun Wedding", i cili po xhirohet në Republikën Dominikane.

"Qëndroni të qetë dhe punoni gjatë fundjavës ?" mbishkroi JLo tek fotografitë.

Lopez gjithashtu nuk kishte veshur bizhuteri në fotot nga rrëfimi i saj i fundit në revistës InStyle.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Page Six raportoi ekskluzivisht në  mars se çifti ishte ndarë dhe prishur fejesën e tyre dy-vjeçare.

Por një burim më vonë tha se ata po përpiqeshin të pajtoheshin dhe kanë qenë "duke punuar" për të rregulluar marrëdhënien e tyre.

Që nga ndarja e shkurtër, Rodriguez,  ka shkuar në Republikën Dominikane disa herë për të parë Lopez në xhirime.

Mos harrojmë faktin që Jennifer Lopez është duke xhiruar një film, dhe kjo mund të jetë arsyeja kryseore pse ajo ka hequr aksesorët e saj me vlerë!