Orët e para të mëngjesit të sotëm modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë publik Arbenita, e cila ka publikuar një foto me vajzën e saj të sapolindur, përmes rrjetit social Instagram.

Çifti i njohur i showbizit janë prej shumë vitesh në një lidhje dashurie, të cilën e kurorëzuan vetëm një muaj më parë, me një ceremoni të vogël. Lajmin e kanë bërë publik lajmin përmes një postimi në Instagram me mbishkrimin “Sapo u martuam”.

Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.