Sophie Turner doli për një natë vajzash me ish-të dashurën e Joe Jonas, Taylor Swift në qytetin e New Yorkut të martën mbrëma.

Ylli i "Game of Thrones" u pa duke ecur krah për krahu me Taylor pasi hëngrën darkë në Via Carota.

Turner, e cila u nda nga Jonas në fillim të këtij muaji pas katër vitesh martese, kishte veshur një crop-top gri me pantallona dhe atlete. 

Këngëtarja kishte veshur një xhaketë xhins deri në gjunjë, një fustan të kuq dhe çizme kafe.

Swift filloi të takohej me Jonas në korrik 2008. Në tetor të të njëjtit vit, dyshja u ndanë.

Që nga ndarja e tyre, ajo thuhet se ka shkruar shumë këngë për anëtarin e Jonas Brothers, nga "Forever & Always" tek "Better Than Revenge". Sa për aktorin, i cili vazhdoi me Camilla Belle, Gigi Hadid dhe më pas me Turner i dedikoi këngën "Much better" Swift.

Turner, nga ana e saj, e ka dëshmuar veten të jetë një Swiftie në shumë raste.

Ajo dhe Joe u martuan në maj 2019 pas tre vitesh lidhje, duke pritur dy vajzat në korrik 2020 dhe korrik 2022.