
Një rrëfim me doza të larta sinqeriteti ishte ai i Alida Dukës në programin 'Më prit të dielën' me Ermal Peçin.
Këngëtarja që e ndan jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë tregoi momentin e vështirë të ndarjes nga jeta të babait.
Ajo tregon se mjeket shqiptarë i kishin ndërprerë atij shanset e jetës ndërsa ai në Gjermani jetoi edhe 5 vite më shumë.
Ishte shumë e vështirë, në Shqipëri na thanë se nuk ka asnjë shans për të jetuar. Unë as nuk mund ta konceptoja këtë gjë. Bëra çmos deri sa e mora në Gjermani dhe fal ndihmës mjekësore atje jetoi edhe 5 vite të tjera. Ai nuk vdiq nga zemra siç thane këtu, por nga veshkat. Më e tmerrshmja ishte se ilaçet e zemrës që kishte marrë në Shqipëri i kishin dhënë efekte anësore veshkës, nga e cila humbi jetën.
