
Këngëtarja Alida Duka ishte e ftuara e radhës e Ermal Peçit në programin e tij 'Më prit të dielën'. Artisja rrëfeu se është shumë e fiksuar pas punës së saj dhe 28 apartamente që ka blerë mes Gjermanisë dhe Spanjës. Ermalit i tregon se nuk ndalet asnjë çast edhe pse mesa duket aksidenti e stepi për të ardhmen e saj.
Në aksidentin që pësova, u tremba. Mendova më të keqen. Aty thashë as leket s' më ndihmojnë para jetës. U futa në salle operacioni, thashë ja asgjë s’do marr me vete, punoj non stop, por para jetës s’paska vlere asgjë.
Këngëtarja shtoi se aksidenti ndodhi në një moment kur ajo duhet të kujdesej edhe për shëndetin e së ëmës, por falë Zotit gjithçka kaloi pa pasoja për të.
