\
Milaim Zeka, ish-opinionist në “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për “Prive”, ku ka pohuar se është kërcënuar nga aktorja dhe opinionistja Olta Gixhari, me të cilën ka ndarë panelin në edicionin e kaluar të spektaklit.
Në rubrikën “Koment për Koment”, Zeka u shpreh se raporti i tij më problematik nuk ka qenë me ndonjë nga banorët, por pikërisht me Oltën:
“Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother”.
Ai më tej rrëfeu se situata mes tyre ka eskaluar deri në një moment që ai e cilëson si kërcënim të hapur:
“Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga ‘BBVK’, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në ‘BBVK’, por s’kam komunikuar me Oltën”.
Zeka shton se pas këtij episodi, ai ka vazhduar të jetë pjesë e programit vetëm pas lutjeve të produksionit, por pa pasur asnjë lloj komunikimi me Gixharin.
Për këtë çështje, ai ka folur sërish edhe në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku ka theksuar se publiku ka dëgjuar vetëm një pjesë shumë të vogël të asaj që ka ndodhur në prapaskenë:
“Unë e kam treguar tre për qind të asaj çfarë ka ndodhur. Unë me pas qenë me mentalitet edhe me thënë që po më kërcënon sepse ka qenë kërcënim, Olta.
“Ka qenë çështje e produksionit, po të ishim konsultuar me produksionin, ia kam thënë Oltës. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Unë kur flas biseda serioze me njerëz, kam shumë dëshmi”, tha ndër tjerash.
