
Këngëtari Erik Lloshi ishte i ftuari në programin e Ermal Peçit “Më prit të dielën”.
Mes shumë rrëfimeve të ndjera, këngëtari foli edhe për ditët e vështira pas ndarjes nga jeta e Shpat Kasapit, si dhe faktin se si intervistat e tij u përdorën për klikime.
“Unë dhashë një intervistë për të dhe gjëja më e shpifur që kam dëgjuar në jetë ishte: ‘Sa bukur qaje.’ Ajo video kaloi 1.5 milion klikime. U prekëm shumë për këtë pjesë; nuk ishte qëllim të bëhej virale. Pas kësaj, një gazetare tjetër më tha: ‘Do vish të qash prapë për Shpat Kasapin?’ I thashë: ‘Do vij kur të vdesësh ti e të qaj për ty…’ Gjëja më e shpifur që më kishte ndodhur.”
