Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka thyer më në fund heshtjen në intervistën e saj të parë. Ajo ka qenë në “Big Brother Radio” ku foli për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportin e tyre, marrëdhënien e tij me Selinën dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë.

Rabea: E kam mësuar shqipen vetë. E njoha Mirin dhe ne flisnim anglisht. Por ne kishim një lidhje serioze dhe për mua kur ke një bashkëshort nga një shtet tjetër për mua është më se normale. Kisha edhe pak turp se mos bëj gabime.

Elona: A ishte dashuri me shikim të parë?

Rabea: Po, mund ta them. Unë jetoja dhe punoja në Gjermani, ku kisha një koleg dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Ai u martua me një shqiptare dhe më ftoi në dasmën e tyre dhe atje e pashë. Aty pyeta kush është ky, se është shumë i bukur. Kushërira e tij na prezantoi.

Miri më tha se ishte këngëtar, por unë s’e njihja. Më tha të futem në YouTube dhe të kërkoj “West Side Family”. Kështu ishte dashuri me shikim të parë. Kënga e preferuar nga “West Side Family” është “Jehona”. Është shumë e bukur, ishte një nga këngët e para të Mirit që kam dëgjuar, ka një vend të veçantë në zemrën time.