
Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka thyer më në fund heshtjen në intervistën e saj të parë. Ajo ka qenë në “Big Brother Radio” ku foli për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportin e tyre, marrëdhënien e tij me Selinën dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë.
Mes të tjerash foli edhe për deklaratën e babait të Selinës.
Unë e kam parë intervistën kur doli te “Shqipëria Live” dhe në momentin e parë isha e shokuar. Nga njëra anë, e kuptoj merakun që ka babai për vajzën e vetë, por kjo s’të jep të drejtën të gjykosh dikë që nuk e njeh. Miri nuk bëri asgjë, ai ka bërë lojën e tij. Unë dua të jem gjithmonë diplomate, por nuk i jap të drejtën të shprehet ashtu. Patjetër që më ka nevrikosur, kush nuk do prekej nga një fjali e tillë.
Unë them ti si baba, nuk duhet t’ia japësh të gjithë fajin Mirit, shikoje pak edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë. Duhet të shikojë edhe vajzën e vetë se e ka edukuar ai jo Miri. Është një marrëdhënie miqësore që ka lindur nga një detyrim që kanë patur ata të flenë në një krevat, e kanë pranuar sfidën dhe kështu nisi loja e tyre. Secili përfiton në atë marrëdhënie. Nëse ka dyshime, dyshimet ushqehen nga Selin, jo nga Miri. Mirit i pëlqen Selin si një shoqe, mundohet të mbrojë Selin nga sulmet që ndodhin atje brenda, nga ofendimet, edhe pse Selin është e zonja vetë.
