Një nga momentet më emocionale të mbrëmjes në Big Brother VIP Albania erdhi gjatë rubrikës “Big Love”, ku këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Miri. Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i ka dërguar një mesazh të ngrohtë dhe plot ndjenjë, duke e surprizuar në një moment të rëndësishëm për të, sidomos pasi u zgjodh edhe si i preferuari i publikut.

Përmes mesazhit të saj, Anjeza ka shprehur jo vetëm dashurinë dhe mbështetjen për Mirin, por edhe admirimin për shpirtin e tij, forcën e brendshme dhe energjinë që përcjell.

Në fjalët e saj shkruhej:
“Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Mesazhi u përjetua si një mbështetje e fortë morale për Mirin brenda shtëpisë dhe solli një atmosferë shumë të ndjerë, jo vetëm për të, por edhe për publikun që e ndoqi.

Anjeza Shahini, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, i dha kështu një nga momentet më të bukura rubrikës, duke treguar edhe një herë se sa shumë peshë ka fjala kur vjen nga një artiste që gëzon respekt dhe dashuri të madhe.

Dhe për ata që nuk e dinin, lidhja mes tyre nuk është vetëm artistike apo emocionale. Miri dhe Anjeza Shahini janë kushërinj të parë, pasi babai i Mirit është vëllai i babait të Anjezës. Kjo e bën mesazhin edhe më të veçantë, sepse përtej ekranit dhe spektaklit, ai vinte nga familja.