Në fund të vitit të kaluar Princi Andrew u akuzua se kishte abuzuar me një minorene. Në një intervistë që dha për BBC, ai e mohoi këtë gjë, edhe pse deklaratat e tij ishin kontradiktore. Po ashtu, ai konfirmoi miqësinë me Jeffrey Epstein, i cili është dënuar për trafikim dhe abuzim minorenesh. Pas kësaj, Princi Andrew u detyrua të hiqte dorë nga detyrat mbretërore.

Pas skandalit në të cilin u përfshi i ati, Princesha Beatrice u detyrua të shtynte dasmën dhe fejesën e saj që ishte parashikuar të zhvillohej në muajin dhjetor. Po ashtu, vendimi i kushëririt të saj, Harry-t dhe Meghan-it për të hequr dorë nga detyrat mbretërore, bënë që fejesa e saj të mbetej në hije dhe të shtyhej sërish.

Së fundmi, People ka konfirmuar se dasma e Princeshës Beatrice dhe partnerit të saj Edoardo Mapelli Mozzi do të mbahet më 29 maj, ashtu siç bëri fillimisht të ditur The Sun. Pritja do të bëhet në Buckingham Palace, ndërsa ceremonia mund të mbahet në Royal Military Chapel.

Dasma e Beatrice-s pritet të jetë një event i madh që do të mbledhë sërish gjithë familjen mbretërore bashkë.